Arrestimi i kameramanit që filmoi xhipat, Osmani e bën edhe këtë aludim: Mbrëmë pati atentat ndaj aleatit të Trump... - Gazeta Express
string(112) "arrestimi-i-kameramanit-qe-filmoi-xhipat-osmani-e-ben-edhe-kete-aludim-mbreme-pati-atentat-ndaj-aleatit-te-trump"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 11:47

Arrestimi i kameramanit që filmoi xhipat, Osmani e bën edhe këtë aludim: Mbrëmë pati atentat ndaj aleatit të Trump…

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 11:47

Vjosa Osmani foli për sulme e atentate, ndërsa e arsyetoi sjelljen e mbrojtjes së afërt të saj ndaj kameramanit të Paparacit, Jetmir Muji, i cili u arrestua dje ndërsa po i incizonte xhipat e zinj në afërsi të një shkolle ku ndjekin mësimin vajzat e presidentes.

“Unë e di që ju s’na rrezikoni, mirëpo urrejtja që po nxitet pastaj na rrezikon”, tha Osmani në një bashkëbisedim me gazetarë në Presidencë.

“As nuk po e them që ndonjëri prej jush që jeni këtu e kërkoni një gjë të tillë. Pse me kërku ju që një fëmijë i vogël me u kërcënu me dhunim e me vrasje? Pse qenka kjo në interes të kujtdo, pos të armiqve të Kosovës? Nuk është në interes të askujt, asnjë njeriu normal, një gjë e tillë”, tha ajo.

“Ju e dini në të kaluarën çka ka ndodhë”, shtoi ajo, ndërsa përmendi edhe vrasjen e mbrëmshme në SHBA të Charlie Kirk, aktivistit konservator të Donald Trump, si dhe atentatin ndaj presidentit amerikan gjatë fushatës presidenciale.

“Nxitja e urrejtjes, nxitja e dhunës, përfundon me dhunë. Ka pasur atentat politik ndaj një aleati të presidentit Trump mbrëmë. Ka pasë atentat ndaj presidentit Trump, që kanë shumëfish e shumëfish mbrojtje të afërt më shumë se ne. Këto janë rezultat i nxitjes së urrejtjes”, tha Osmani.