Arrestimi i inspektorëve për marrje ryshfeti, deklarohet Administrata Tatimore e Kosovës - Gazeta Express
string(87) "arrestimi-i-inspektoreve-per-marrje-ryshfeti-deklarohet-administrata-tatimore-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 14:43

Arrestimi i inspektorëve për marrje ryshfeti, deklarohet Administrata Tatimore e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 14:43

Pas arrestimit të tre inspektorëve nën dyshime për marrje ryshfeti në rajonin e Gjakovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ka thënë se nuk ka pranuar shkresë zyrtare as nga Policia e Kosovës e as nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Valentina Bytyqi, zëdhënëse e ATK-së në një përgjigje për KALLXO konfirmoi se për bastisjen vetëm është informuar drejtori regjional i Administratës Tatimore përmes telefonit.

“Nga Policia e as Prokuroria nuk kemi pranuar shkresë zyrtare për arrestimet. Njoftimin nëpërmjet telefonit për bastisjet edhe ndalimin policor e ka pranuar drejtori regjional”- tha zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.

Mes tjerash, Bytyqi tha se Administrata Tatimore e Kosovës, ka bashkëpunuar gjithmonë me organet kompetente për t’i luftuar dukuritë negative.

“ATK në momentin që pranon njoftim zyrtar apo kërkesë nga organi kompetent do të merr vendim sipas legjislacionit në fuqi”- thuhet në përgjigjen e ATK-së

Advertisement
Advertisement
Advertisement