Arrestimi dhe shpallja "non-grata" e spiunes ruse, Bugajski: Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus - Gazeta Express
string(104) "arrestimi-dhe-shpallja-non-grata-e-spiunes-ruse-bugajski-kosova-ne-vijen-e-pare-kunder-imperializmit-rus"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 17:04

Arrestimi dhe shpallja “non-grata” e spiunes ruse, Bugajski: Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 17:04

Eksperti për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane (CEPA) me seli në Uashington, Janusz Bugajski, teksa ka komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të spiunes ruse Daria Aslamova, ka theksuar se vendi ndodhet në vijën e parë kundër imperializmit rus.

Përmes një komenti në Twitter, Bugajski është shprehur se ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.

Lexo Edhe:

“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.

Rusja Aslamova u shpall person i padëshirueshëm, pasi u verifikua që ishte spiune e Moskës. Asmalova nuk ka të drejtë hyrjeje në Republikën e Kosovës deri në vitin 2027.

“Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

52-vjeçarja nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda. Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit. Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad. Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.