Policia e Kosovës javën e kaluar ka arrestuar katër persona zyrtarë publikë pas një aksioni në disa komuna të vendit, që përfshinte Agjencitë e Arkivave dhe ato Kadastrale.
Lidhur me këtë, drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, u shpreh se nuk dëshiron të komentojë, derisa hetimet janë në zhvillim, raporton Ekonomia Online.
“Besojmë në drejtësi dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim. Çdo mbështetje nga ana e AKK-së do të ofrohet,” tha Ahmeti, duke theksuar se institucionet janë në pritje të rezultateve nga hetimet.
“Është çështje e organeve të drejtësisë dhe nuk kisha dashur të përfshihem në atë pjesë përderisa janë në fazën e hetimeve dhe mbledhjes së informacioneve. Besojmë në drejtësi, ne jemi për të bashkëpunuar.
Çdo gjë që është nga ana e AKK-së do t’u ofrojmë mbështetje. Është temë që po presim, derisa t’i kemi rezultatet…A dihen arsyet pse janë bërë arrestimet. Besoj e keni parë nëpër media dhe nuk kisha dashur ta humb fokusin e asaj çka jemi mbledhur sot”, shtoi Ahmeti.