Arrestimet e SPAK te Universiteti Bujqësor, Rama: 24 masa pa gjyq, nesër rektori flet në grupin e PS - Gazeta Express
string(97) "arrestimet-e-spak-te-universiteti-bujqesor-rama-24-masa-pa-gjyq-neser-rektori-flet-ne-grupin-e-ps"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2025 11:55

Arrestimet e SPAK te Universiteti Bujqësor, Rama: 24 masa pa gjyq, nesër rektori flet në grupin e PS

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2025 11:55

24 masa sigurie janë lëshuar sot nga SPAK për pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës. Në një e reagim në rrjete sociale kryeministri Edi Rama thotë se masat janë marrë pa gjyq për disa  procedura të disa viteve me parë.

Vetë rektori, Fatbardh Sallaku, që Rama thotë s’ka lidhje me këtë hetim, nesër do jetë në një seancë dëgjimore në grupin e PS në orën 09:00.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, shkruan Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement