Burime të “Pa Censurë” bëjnë të ditur se L.M. dhe D.M., të dy nga fshati Gajre i Tetovës, janë dy personat e arrestuar sot në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në Tetovë, ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën. Të dyshuarit u ndaluan gjatë një operacioni policor të zhvilluar paraditen e sotme.
Gjithashtu, mësohet se policia ka arrestuar edhe tre gra, familjare të L.M. dhe D.M., të cilat dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen ose mbrojtjen e të dyshuarve pas ngjarjes. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë. Sipas informacioneve, pritet që ndaj tyre të ngriten akuza për vepra të rënda penale.
tag_katrorimaqedoni_2