Arrestime në pikat kufitare Bllacë dhe Tabanoc - Gazeta Express
string(46) "arrestime-ne-pikat-kufitare-bllace-dhe-tabanoc"

Gazeta Express

16/01/2020 14:34

Arrestime në pikat kufitare Bllacë dhe Tabanoc

Gazeta Express

16/01/2020 14:34

Në ora 04:50 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë, u privua nga liria 24 vjeçari A.R. nga Republika e Kosovës, për shkak se nuk posedonte dokumente identifikimi.

Personi u është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Qendra Rajonale për punë kufitare “veri”, për procedurë të mëtejme.

Lexo Edhe:

Gjithashtu në ora 12:20 minuta në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, është privuar nga liria F.E. 23 vjeç nga Turqia, i cili gjatë kontrollit të pasaportës ka dorëzuar pasaportë të huaj.

Personi u është dorëzuar zyrtarëve policorë të SPB Kumanovë, për procedurë të mëtejme./GazetaExpress/