Arratisja e të dënuarit me 14 vjet burgim, pezullohen nga puna Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë  bashkë me tre zyrtarë - Gazeta Express
string(131) "arratisja-e-te-denuarit-me-14-vjet-burgim-pezullohen-nga-puna-drejtori-i-qendres-se-paraburgimit-ne-mitrovice-bashke-me-tre-zyrtare"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 20:01

Arratisja e të dënuarit me 14 vjet burgim, pezullohen nga puna Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë  bashkë me tre zyrtarë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 20:01

Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri D.R.

Sipas, SHKK, “I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht”.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së tij, janë aktivizuar të gjitha procedurat e brendshme operacionale dhe janë njoftuar institucionet relevante të sigurisë, vijon njoftimi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e këtij rasti, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Deri në përfundimin e hetimeve, drejtori i institucionit, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues mbeten të pezulluar nga detyra”, përfundon njoftimi.