Arratiset Marko Roshiq, i dënuar të premten nga Gjykata Themelore për vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Gazeta Express
string(96) "arratiset-marko-roshiq-i-denuar-te-premten-nga-gjykata-themelore-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2024 13:16

Arratiset Marko Roshiq, i dënuar të premten nga Gjykata Themelore për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Lajme

Gazeta Express

09/07/2024 13:16

Është arratisur Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Lajmi është konfirmuar për Express nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, shkruan Gazeta Express.

“Po”, ka konfirmuar shkurt ai.

Të premten e 28 qershorit, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiq për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë”, të cilit i është shqiptuar dënim me 10 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement