Arratiset edhe një i burgosur nga Burgu i Dubravës - Gazeta Express
string(50) "arratiset-edhe-nje-i-burgosur-nga-burgu-i-dubraves"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2024 23:19

Arratiset edhe një i burgosur nga Burgu i Dubravës

Lajme

Gazeta Express

12/07/2024 23:19

Edhe një i burgosur është arratisur nga Burgu i Dubravës. Kjo është arratisja e dytë brenda pak ditësh nga institucionet e hapura.

Gazeta Express ka mësuar se bëhet fjalë për Ujkan Metaj – i cili ka arritur të largohet sot nga Burgu i Dubravës.

Gazeta mëson se Metaj ka qenë në pjesën e pavijonit të hapur. Ai ishte i dënuar me 11 vjet burgim dhe po e vuante dënimin në Burgun e Dubravës.

Gjykata Themelore në Pejë gjatë 2019 e kishte dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj.