Një analizë e studimeve të dy dekadave të fundit ka theksuar lidhjen mes konsumimit të arrave pekan dhe përmirësimit të shëndetit të zemrës, si edhe cilësisë së përgjithshme të dietës.
Këto arra janë të pasura me antioksidantë, veçanërisht me polifenole, si dhe me përbërës të tjerë që mbështesin aktivitetin antioksidues në organizëm.
Sipas analizës së kërkimeve të publikuara nga viti 2000 deri në vitin 2025 në revistën shkencore Nutrients, konsumimi i rregullt i pekanit si mesvakt lidhet me:
ulje të kolesterolit total,
ulje të kolesterolit LDL (“i keq”),
reduktim të triglicerideve,
përmirësim të niveleve të kolesterolit jo-HDL.
Gjithashtu, arrat pekan ndihmojnë në uljen e oksidimit të lipideve — një proces që lidhet me dëmtimin qelizor dhe rrezikun kardiovaskular.

Rishikimi i studimeve tregoi se përfshirja e pekanit në një dietë të balancuar ndihmon në përmirësimin e treguesve kryesorë të shëndetit të zemrës, veçanërisht atyre që lidhen me yndyrnat në gjak.
Personat që i përfshinin arrat pekan në regjimin e tyre ushqimor kishin gjithashtu rezultate më të mira në Indeksin e Ushqyerjes së Shëndetshme (Healthy Eating Index), një tregues i cilësisë së dietës.
A ndihmojnë në humbjen e peshës?
Disa studime kanë raportuar ndjenjë më të madhe ngopjeje pas konsumimit të pekanit. Megjithatë, rezultatet lidhur me ndikimin në peshë mbeten jo përfundimtare.
Britt Burton-Freeman, drejtoreshë e Qendrës për Kërkime në Ushqyerje në Illinois Institute of Technology, theksoi se ajo që bie në sy është qëndrueshmëria e provave që lidhin arrat pekan me tregues më të mirë të shëndetit të zemrës dhe cilësi më të lartë të dietës në përgjithësi. Ajo shtoi se gjetjet mbi ngopjen dhe menaxhimin e peshës janë të rëndësishme, sidomos në kohën kur po rritet interesi për rregullimin e oreksit dhe terapitë me GLP-1.
Studimi është mbështetur financiarisht nga American Pecan Promotion Board (APPB), megjithatë autorët theksojnë se sponsori nuk ka pasur ndikim në rezultatet apo përfundimet e analizës. /GazetaExpress/
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...