Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë - Gazeta Express
string(72) "aro-muric-cka-kemi-arritur-shkon-pertej-rezultateve-koha-jone-do-te-vije"

Futboll

Gazeta Express

03/04/2026 12:27

Aro Muric: Çka kemi arritur shkon përtej rezultateve, koha jonë do të vijë

Futboll

Gazeta Express

03/04/2026 12:27

Portieri i Kosovës, Aro Muric ka reaguar pas humbjes së rëndë në finalen e play-offit nga Turqia.

Portieri që luan te Sassuolo në Serie A bëri një postim emocional, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se ajo çfarë kanë arritur shkon përtej rezultateve.

“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe të hyj në fushë me lojtarë kaq të patrembur dhe të bashkuar. Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe unë dua të falëndërojë të gjithë në shtëpi dhe anembanë botës për besimin dhe përkrahjen. Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por çka kemi arritur, shkon përtej rezultateve. Ne u kemi dhënë njerëzve tonë shpresë përsëri. Për gjeneratën e ardhshme ky është vetëm fillimi. Ëndërrojmë shumë, punojmë më shumë dhe vazhdojmë të besojmë. Koha jonë do të vijë”, ishte përshkrimi i Muric

Advertisement
Advertisement
Advertisement