Arne Slot suspendohet me dy ndeshje - Gazeta Express
string(35) "arne-slot-suspendohet-me-dy-ndeshje"

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 13:21

Arne Slot suspendohet me dy ndeshje

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 13:21

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot është suspenduar me dy ndeshje për kartonin e tij të kuq kundër Evertonit.

Ai u dënua për sjelljet ndaj referit Michael Oliver në fushë pas barazimit 2:2 në Premierligë në “Goodison Park” më 12 shkurt, shkruan “Gazeta Express”.

Slot do t’ju mungojë liderëve të ligës në shtëpi kundër Newcastle United të mërkurën dhe në vizitën që do t’ia bëjnë “Reds” Southamptonit më 8 mars.

Ai do të jetë megjithatë në krye të “Të Kuqve” në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit më 5 mars.

Slot po ashtu u gjobit me 70 mijë funte nga komisioni i pavarur i Asociacionit të Futbollit të Angli pasi e pranoi fajësinë.

Asistent-trajneri i Liverpoolit, Sipke Hulshoff u dënua po ashtu me dy ndeshje dhe u gjobit me 7,000 funte, ndërsa Liverpooli dhe Evertoni u gjobitën me nga 65,000 funte dhe 50,000 funte pasi dështuan t’i kontrollonin lojtarët e tyre.

Goli i James Tarkowskit në minutën e 98-të, i cili e barazoi rezultatin, shkaktoi skena kaotike, me tifozët e Evertonit që hynë në fushë për të festuar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement