Arne Slot jep detaje nga situata e Ibrahima Konate te Liverpooli - Gazeta Express
string(64) "arne-slot-jep-detaje-nga-situata-e-ibrahima-konate-te-liverpooli"

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 9:46

Arne Slot jep detaje nga situata e Ibrahima Konate te Liverpooli

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 9:46

Liverpool vazhdon negociatat me përfaqësuesit e Ibrahima Konaté për një kontratë të re, ndërsa trajneri Arne Slot konfirmoi dëshirën e tij që mbrojtësi të vazhdojë karrierën në “Anfield”, duke thënë: “të shohim ku do të përfundojë kjo”.

Konaté, 26 vjeç, po i afrohet muajve të fundit të kontratës që firmosi kur iu bashkua klubit në vitin 2021 nga RB Leipzig. Liverpool ka qenë në dialog me agjentët e francezit për më shumë se 12 muaj.

Real Madrid është përmendur si një klub i interesuar për ta marrë falas në fund të sezonit, megjithëse raportime të fundit sugjeronin se madrilenët i kishin njoftuar drejtuesit e Liverpoolit se nuk planifikonin të merrnin një tjetër lojtar të rëndësishëm nga “Anfield” pas transferimit të Trent Alexander-Arnold.

Konaté ka pasur një sezon me ulje-ngritje, por së fundmi ka treguar formë të mirë.

Ai dha një paraqitje shumë të mirë në fitoren 1-0 ndaj Sunderland dhe më parë shkëlqeu në triumfin 4-1 kundër Newcastle United, që ishte ndeshja e tij e parë pas mungesës për shkak të vdekjes së babait në Francë.

Pas fitores ndaj Sunderlandit, kapiteni Virgil van Dijk shprehu shpresën që partneri i tij në mbrojtje të qëndrojë përtej këtij sezoni, ndërsa Slot e bëri të qartë se dëshiron ta ketë në skuadër edhe sezonin e ardhshëm.

Slot tha: “Jemi në bisedime me të dhe kjo tregon çfarë duam. Nuk do të negocionim nëse nuk do të donim që ai të qëndronte. Ai dhe Virgil kanë krijuar një partneritet shumë të mirë dhe janë jetikë për ne, jo vetëm për cilësinë, por edhe për mungesën e alternativave.”

Ndërkohë, trajneri minimizoi shqetësimet për formën golashënuese të Mohamed Salah pas rikthimit nga Africa Cup of Nations.

Egjiptiani ka shënuar vetëm gjashtë gola këtë sezon dhe nuk ka gjetur rrjetën në Premierligë që nga 1 nëntori kundër Aston Villa.

Megjithatë, Slot beson se ai mund të rikthehet në formë: “Skuadra krijon po aq raste sa sezonin e kaluar dhe arrijmë t’i vendosim sulmuesit në pozita shumë premtuese. Edhe sezonin e kaluar Mo pati periudha pa gola dhe më pas shpërtheu. Të shohim ku do të jetë në fund të sezonit me gola dhe asistime.”/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement