string(52) "arne-slot-flet-pas-humbjes-se-pare-ne-premier-league"

Sport

Gazeta Express

14/09/2024 19:03

Arne Slot flet pas humbjes së parë në Premier League

Sport

Gazeta Express

14/09/2024 19:03

Liverpooli është mposhtur me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së katërt në Premier League, nga Nottingham Foresti.

Kjo ishte humbja e parë nën epokën e Arne Slot, për “The Reds”, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë pas kësaj disfate foli trajneri holandez.

“Ne e humbëm topin kaq shumë herë në situata të thjeshta. Kjo është historia e lojës. Ne duhet të shikojmë vetëm veten, duhet të jemi më të mirë. Shumë herë kemi humbur topin rreth zonës, nuk ishte mjaftueshëm i mirë”, tha Slot.

Liverpooli ndeshjen e radhës e luan ndaj Milanit në “San Siro”, në kuadër të Champions League./Gazeta Expres