Arne Slot dhe Liverpool nderojnë Diogo Jota: mungesa e tij ndihet në fushë dhe jashtë saj - Gazeta Express
string(88) "arne-slot-dhe-liverpool-nderojne-diogo-jota-mungesa-e-tij-ndihet-ne-fushe-dhe-jashte-saj"

Sport

Gazeta Express

21/11/2025 11:40

Arne Slot dhe Liverpool nderojnë Diogo Jota: mungesa e tij ndihet në fushë dhe jashtë saj

Sport

Gazeta Express

21/11/2025 11:40

Liverpool vazhdon të ndjejë boshllëkun e krijuar nga vdekja tragjike e Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik verën e kaluar në moshën 28-vjeçare.

Trajneri i “The Reds”, Arne Slot, theksoi rëndësinë që Jota kishte për skuadrën, si si lojtar, ashtu edhe si person:
“Ne e ndjejmë mungesën e tij shumë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Në këtë moment, gjithmonë mendoj për gruan dhe fëmijët e tij – për ta është shumë, shumë më e vështirë.”

Ish-shoku i tij te Liverpool, Andy Robertson, shpërtheu në emocione kur përmendi Jota pas fitores së Skocisë kundër Danimarkës që siguroi vendin në Botërorin 2026:
“Sot nuk mund ta largoja nga mendja shokun tim, Diogo Jota. Flisnim gjithmonë për Botërorin, sepse ai e humbi të kaluarin me Portugalin dhe unë me Skocinë. E di që ai do të më kishte përkrah sot.”

Liverpool ka pasur një nisje të vështirë të sezonit, duke humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit në Premierligë para pushimit ndërkombëtar.

Ekipi renditet i teti, tetë pikë pas liderit Arsenal, para ndeshjes së radhës kundër Nottingham Forest në Anfield këtë të shtunë, shkruan Gazeta Express.

Slot kujtoi edhe një moment të paharrueshëm nga Jota me Forest sezonin e kaluar: “Aty ishim 1-0 duke humbur dhe ai shënoi vetëm 22 sekonda pas zëvendësimit për të barazuar rezultatin. Mungesa e tij si lojtar dhe si person ndihet qartë.”

Liverpool përballet tani me një sfidë të vështirë, por kujtimi i Jota mbetet një motiv shtesë për skuadrën dhe tifozët. /GazetaExpress/