Kryeministri britanik Keir Starmer tha se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit “duhet të mbahet”.
“Kjo është një mundësi për të siguruar stabilitet shumë të nevojshëm në Lindjen e Mesme. Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe ata tani duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme”, thotë ai në një postim në X.
“Ky është mesazhi që po diskutoj me liderë të tjerë në NATO sot”, shton Starmer, duke iu referuar samitit të NATO-s që po zhvillohet në Holandë.
Më herët gjatë ditës, Starmer tha se ka folur me emirin e Katarit për sulmin iranian ndaj bazës amerikane, raporton BBC.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...