string(97) "armenia-dhe-azerbajxhani-ne-prag-paqeje-ne-tirane-von-der-leyen-konfirmon-finalizimin-e-traktatit"

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2025 15:55

Armenia dhe Azerbajxhani në prag paqeje në Tiranë, Von der Leyen konfirmon finalizimin e traktatit

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2025 15:55

Një hap historik drejt paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit duket se është bërë nga Tirana, ku po zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se traktati i paqes mes dy vendeve është finalizuar dhe se nënshkrimi i tij është shumë pranë.

“Presidenti i Këshillit Evropian [Antonio Costa] dhe unë i përgëzuam udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes”, tha Ursula von der Leyen në rrjetin X, pas takimeve që zhvilloi në Tiranë me kryeministrin armen Nikol Pashinyan dhe presidentin azer Ilham Aliyev, në prani të kreut të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Presidentja e KE e cilësoi këtë zhvillim si “një hap të madh përpara”, duke shtuar: “Ne mezi presim nënshkrimin e tij të shpejtë. BE-ja është e gatshme të investojë në lidhshmërinë rajonale – dhe ta sjellë të gjithë rajonin më afër dhe më afër Bashkimit tonë”.

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka zgjatur për dekada, me përplasjet më të mëdha të përqendruara në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut dhe shtatë rretheve përreth tij. Rajoni është kontrolluar de facto nga Republika e vetëshpallur e Arcah, por komuniteti ndërkombëtar e njeh atë si territor de jure të Azerbajxhanit.