Armenët e quajnë Kosovën pjesë të Serbisë, para takimit me klubin serb në Ligën e Evropës - Gazeta Express
string(88) "armenet-e-quajne-kosoven-pjese-te-serbise-para-takimit-me-klubin-serb-ne-ligen-e-evropes"

Gazeta Express

01/10/2020 10:39

Armenët e quajnë Kosovën pjesë të Serbisë, para takimit me klubin serb në Ligën e Evropës

Gazeta Express

01/10/2020 10:39

Tifozët e Ararat-Armania, kombi i të cilëve është në prag të luftës me Azerbajxhanin, e kanë quajtur Kosovën pjesë të Serbisë, para takimit të së enjtes kundër klubit serb, Crvena Zvezda, në Ligën e Evropës.

Baneri me mbishkrimin “Artsakh-u është Armeni, Kosova është Serbi” u postua edhe në faqen zyrtare të klubit armen, para se të fshihej më vonë.

Lexo Edhe:

Ararat-Armenia nuk do të jetë në gjendje ta mirëpres Zvezdën në vendin e vet për shkak të konfliktit, prandaj ndeshja e play-off për pjesëmarrje në fazën grupore në Ligën e Evropës do të luhet sonte në Qipro, raporton Gazeta Express.

Armenët duket se s’kanë mundur të durojnë pa e përdorur sportin për çështje politike dhe e kanë krahasuar konfliktin e tyre me Azerbajxhanin për rajonin Nagorno-Karabakh me luftën e vitit 1998-99 mes Kosovës dhe Serbisë.

“Artsakh-u është Armeni, Kosova është Serbi” shkruhet në një baner të tifozëve armenë.

Kjo fotografi u postua në faqen zyrtare të klubit armen në rrjetet sociale, para se të fshihej më vonë.

Javët e fundit Armenia dhe Azejberxhani janë futur sërish në konflikt ushtarak për rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.

Më shumë se 100 persona kanë vdekur ditë e fundit në luftimet më të ashpra në vitet e fundit në këtë rajon.

Edhe pse zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, ky rajon qeveriset nga armenët etnikë. /Gazeta Express/