Portieri Armend Rugji ka konfirmuar largimin nga ekipi i Ballkanit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet portieri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai falënderoi kryesinë dhe tifozerinë e Suharekës për përkrahjen e madhe.
Rugji pati ndikim të madh te klubi sezonin e kaluar duke bërë paraqitje të mira.
/Gazeta Express/