Egzon Pacolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas formimit të qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti, të njohur si Kurti 3, shkruan Gazeta Express.
Në postimin e tij, Pacolli ka komentuar zgjedhjen e Armend Mujës në krye të Ministrisë së Bujqësisë, i cili ka pasuar Faton Pecin, duke thënë se, ‘’emrat po ndërrohen, hajnia do të shtohet’’.
“Nga hajni Faton Peci tek hajni tjetër Armend Muja. Emrat po ndërrohen, hajnia do të shtohet”, ka shkruar Pacolli.