string(52) "armend-muja-shpreson-qe-kurti-si-ka-cuar-ftese-pdkse"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 14:45

Armend Muja shpreson që Kurti s’i ka çuar ftesë PDK’së

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 14:45

Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja, është deklaruar para gazetarëve për formimin e qeverisë së re duke thënë se Kosova ka nevojë për ‘‘institucione dhe një qeveri të udhëhequr nga kryeministri Kurti’’.

Muja është pyetur edhe nëse VV-ja i ka dërguar PDK-së ftesë për takim, ku ka deklaruar se nuk është i vetëdijshëm për këtë gjë, dhe se, ai shpreson që ftesa s’i është bërë kësaj partie.

‘‘Kosova ka nevojë për institucione dhe një qeveri të udhëhequr nga kryeministri Kurti. E cila e mban përqendrimin në zhvillim ekonomik në siguri dhe sovraniteti, në agjendën anti-korrupsion. Nuk jam i vetëdijshëm dhe shpresoj që s’i ka shku’’, ka thënë ai.