string(68) "armend-muja-shkruan-ne-facebook-pasi-ldk-e-refuzoi-koalicionin-me-ta"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:40

Armend Muja shkruan në Facebook pasi LDK e refuzoi koalicionin me ta, Besnik Beslimi e shpërndan

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:40

Refuzimi i LDK-së për bashkëpunim me Vetëvendosjen pas kërkesës së saj që ia parashtroi kryetari i saj Albin Kurti kryetarit Lumir Abdixhiku s’i pëlqeu Vetëvendosjes. Po aq s’i pëlqeu as propozimi i Abdixhikut për një qeveri nacionale të tranzicionit.

Ndonëse Kurti s’ka folur ende, nga partia e tij kanë reaguar.

Deputeti Armend Muja së fundi reagoi duke thënë se “humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit”, ndërsa tha se kjo është arsyeja edhe pse Vetëvendosje e PDK s’i janë përgjigjur kësaj ftese nga partia e tretë që doli në zgjedhje.

“LDK ka dalur e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20% që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LVV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut”, shkroi Muja.

Ky postim i pëlqeu Besnik Bislimit, i cili shpërndau në profilin e tij  në Facebook./Express/