ARMATA KLASIKE - Gazeta Express
string(14) "armata-klasike"

Arte

Gazeta Express

07/01/2026 14:38

ARMATA KLASIKE

Arte

Gazeta Express

07/01/2026 14:38

Kino Armata ka njoftuar për serinë e re të shfaqjes së filmave ARMATA KLASIKE, një program i ri në kinemanë tonë që synon të rikthejë në ekran vepra klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, të cilat kanë formësuar gjuhën kinematografike dhe vazhdojnë të frymëzojnë breza të rinj krijuesish dhe shikuesish.

Ky program e trajton kinemanë si mjet kritik dhe si hapësirë për të ngritur pyetje të vështira mbi shoqërinë, pushtetin dhe përgjegjësinë kolektive.

M (1931) i regjisorit Fritz Lang është një nga filmat më të rëndësishëm në historinë e kinemasë, jo vetëm si vepër nismëtare e kinemasë me zë, por edhe si një analizë radikale e shoqërisë moderne, e ndërtuar mbi shpalosjen e frikës kolektive dhe mekanizmave të pushtetit. Duke e përdorur zërin në mënyrë ekspresive dhe duke ruajtur intensitetin vizual të ekspresionizmit gjerman, Lang ngre pyetje të thella mbi drejtësinë, fajin dhe përgjegjësinë morale, përmes figurës së një vrasësi dhe reagimit të shoqërisë ndaj tij.

M dhe ARMATA KLASIKE nisin këtë të premte me datë 09 janar, në orën 19.00

Advertisement
Advertisement
Advertisement