Armando Broja po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, që u transferua këtë verë te Burnley, nuk po gjen hapësirat e duhura për të treguar vlerat e tij.
Në ndeshjen e djeshme ndaj Nottingham, Broja nuk mori asnjë minutë në barazimin e ekipit të trajnerit Scott Parker.
Kujtojmë se në këtë sezon të Premier League, 24-vjeçari ka luajtur vetëm 2 minuta ndaj Liverpool-it javën e kaluar, ndërsa përballë Manchester United nuk ishte as në listën e grumbullimit.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vendim teknik të trajnerit, mungesë forme, apo ndonjë krisje në marrëdhënie mes lojtarit dhe Parker-it.
Çfarë është e sigurt, është se Broja po humbet terren në një periudhë kur pritej të rigjente vetëbesimin dhe minutat pas largimit nga Chelsea.
Situata po shihet me shqetësim edhe nga tifozët e kombëtares shqiptare, të cilët shpresojnë që sulmuesi i kuqezinjve të gjejë sa më shpejt ritmin dhe vendin e tij në Premier League. /GazetaExpress/