Arlind Veliu është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.
Futbollisti i Malishevës e ndihmoi ekipin e tij në fitoren 3:1 në derbin e xhiros së 22-të kundër Ballkanit.

Përpos që e shënoi një gol të bukur, ai u shqua me ndërhyrjet e tij në mbrojtje duke qenë më meritori në këtë fitore.
Pasi mori këtë çmim, Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Jam shumë i lumtur për këtë vlerësim dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin tim. Ishte një gol vendimtar, i cili na ndihmoi të sigurojmë tre pikë të rëndësishme. Do të vazhdojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje, duke u përpjekur të paraqitemi sa më mirë dhe të arrijmë objektivin tonë. Shpresoj që do të luftojmë deri në fund për titullin kampion dhe pse jo, të sigurojmë edhe daljen në Evropë. Është kënaqësi e madhe për mua të luaj me Malishevën dhe ëndrra ime është që ta përfaqësojmë sërish klubin në garat evropiane. Ky çmim është një motiv shtesë për mua, për të vazhduar të punoj dhe të ndjek synimet e mia për të luajtur në Evropë. Shpresoj që ky sezon të jetë një nga më të mirët dhe të arrijmë suksesin që e dëshirojmë të gjithë. Natyrisht, çdo çmim që marr është rezultat i punës së përbashkët me bashkëlojtarët dhe stafin. Shpresoj që ky të mos jetë çmimi i fundit për një lojtar të Malishevës, sepse të gjithë e meritojnë një vlerësim për përkushtimin e tyre”, deklaroi Veliu për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...