string(94) "arlind-qori-rama-po-kalon-ne-anen-tjeter-te-serbise-qendrimi-i-tij-eshte-i-demshem-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2023 21:58

Arlind Qori: Rama po kalon në anën tjetër (të Serbisë), qëndrimi i tij është i dëmshëm për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

28/09/2023 21:58

Arlind Qorri nga Lëvizja BASHKË, në Shqipëri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj Kosovës.

Ai tha se Edi Rama duke u përpjekur të jetë neutral, po merr anë kundër Kosovës.

Në Pressing të T7, Qorri ka thënë se nuk i dijë motivet e Ramës, por ato janë të dëmshme për Kosovën.

”Kam frikë që Ramë në tentativën për të qenë neutral, po shkon në anën tjetër – dhe në anën e paduhur të këtij konflikti, në anën e gabuar të historisë. Nuk e dijë pse e bën këtë Rama, a është rivaliteti me Kurtin, a është protagonizmi, apo nuk do të dallojë nga faktori ndërkombëtar. Nuk i dim motivet e Ramës, nuk i hamendesoj dot“, ka thënë ai. /Gazeta Express