Arlind Ajeti ka gjetur golin e tretë në Liga 1 të Rumanisë me skuadrën e Clujit.
Mbrojtësi nga Kosova realizoi sonte në ndeshjen ndaj Farul Constanta, që u mbyll me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.
Ajeti ishte autor i golit të shënuar në minutën e 82-të, që në fund doli të jetë i mjaftueshëm që Cluji të marrë së paku një pikë nga përballje.
Si zakonisht, reprezentuesi i Shqipërisë ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen.
Për Arlind Ajetin ishte kjo paraqitja e tij e 20-të në elitën e futbollit rumun me fanellën e Clujit. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...