Arktiku përfshihet nga vala e ngrohtë, temperatura shkon deri në 30 gradë - Gazeta Express
string(72) "arktiku-perfshihet-nga-vala-e-ngrohte-temperatura-shkon-deri-ne-30-grade"

Arktiku përfshihet nga vala e ngrohtë, temperatura shkon deri në 30 gradë

Gazeta Express

23/05/2020 14:39

Një valë e pashembullt e motit të ngrohtë e ka përfshirë rajonin e Arktikut në Polin e Veriut, ku temperatura gjatë kësaj jave ka shkuar deri në 30 gradë.

Masat e ngrohta të ajrit lëvizën nga Siberia drejt veriut të skajshëm, që do të konsumoheshin në mënyrë tipike nga shkrirja e borës, por kjo zonë e ka pasur një dimër me temperatura rekorde të larta gjatë këtij viti.

Lexo Edhe:

Mike Rantanen, hulumtues në Institutin Meteorologjik të Finlandës, tha se sistemi i shtypjes së lartë në pjesën e sipërme të atmosferës është shkaktar i kësaj vale të temperaturave të pazakonshme, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Ky presion i lartë ka mundësuar qiell pa re dhe tash që bora është shkrirë, temperaturat arritën në nivelin si në verë”, shtoi ai.

Atmosfera është shumë më e ngrohtë se 50 vjet më parë dhe ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol në rritjen e vapës që lidhet me sistemin e shtypjes së ajrit.

Arktiku është duke u ngrohur dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës si rezultat i ndryshimeve klimatike, duke ndikuar në ekosisteme dhe në jetën e katër milionë njerëzve që jetojnë në këtë pjesë të planetit.

Shkrirja e akullitn është dukuri e shpeshtë në Arktik, por zakonisht nuk fillon para muajit qershor.