Arjeta Salihu Abazi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkon votën nga qytetarët edhe për një mandat tjetër që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Salihu Abazi që është nga rajoni i Llapit, i ka qëndruar besnike parimeve të saja si dhe të elektoratit, të cilët e mbështetën atë në dy garat zgjedhore, si në atë në nivel lokal dhe në atë nacional.
Kandidatja e LDK’së kërkon nga qytetarët votën për të vazhduar angazhimin e saj me besnikëri, profesionalizëm dhe integritet.