Arjanit Hoxha: Nuk kemi alternativë tjetër, ardhmëria jonë është në BE - Gazeta Express
string(68) "arjanit-hoxha-nuk-kemi-alternative-tjeter-ardhmeria-jone-eshte-ne-be"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:22

Arjanit Hoxha: Nuk kemi alternativë tjetër, ardhmëria jonë është në BE

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:22

Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha në Click Plus në TV21, deklaroi se shteti mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e partneritetit të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasëve. Tutje theksoi se vendi alternativë tjetër nuk ka, ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

“Patjetër është nga temat që duhet të bisedojnë z.Ahmeti me z.Mickoski se duhet të bëhet harmonizim i të gjitha qendrimeve të bashkësive etnike se si duam ta shohim këtë shtet. Ne shqiptarët këtë shtet duam ta shohim në Bashkimin Evropian si të barabartë me të gjitha shtetet tjera. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë alternativa tjera. Ky është shteti jonë, ky shtet mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e partneritetit të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe ardhmëria jonë është në familjen e madhe Evropiane”, deklaroi Arjanit Hoxha – nënkryetar i BDI-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement