Arian Tahiri Faton Pecit: Mjafton me shkru emrin tënd në google dalin skandalet, s'mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar - Gazeta Express
string(120) "arjan-tahiri-faton-pecit-mjafton-me-shkru-emnin-tend-ne-google-dalin-skandalet-smund-te-vish-ne-mitrovice-per-te-abuzuar"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 23:22

Arian Tahiri Faton Pecit: Mjafton me shkru emrin tënd në google dalin skandalet, s’mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 23:22

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar – kandidatët për kryetarë komunash kanë filluar të ballafaqohen në studio televizive.

Të dielën në ATV u përballën kandidatët për Mitrovicë, Arian Tahiri (PDK), Faton Peci (LVV), dhe Gëzim Plakolli (LDK).

Arian Tahiri që shërben si nënkryetar i Komunës së Mitrovicës i tha Pecit se “s’mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar”.

Peci në anën tjetër u kundërpërgjigj duke thënë “tregom çka ke bërë në Mitrovicë, çfarë ke bërë me liqen, me kontratë të qenve, me mirëmbajtje. Pse e ke shkëput kontratën për mirëmbajtje të qytetit”, tha Peci.

Ndërkaq, Tahiri e pyeti se çka ka bërë Paci për Mitrovicën”.

“Çka ke bërë ti, ke dhënë ka 100 mijë euro subvencione”, tha Tahiri.

Por më pas Peci i tha se “ai nuk është as hajn e as zhvatës”.

“E dimë e dimë”, ia kthehu me ironi Tahiri.

Debati kaloi në personale mes Pecit dhe Tahirit, ku Tahiri i tha Pecit se “mjafton ta prekësh emrin Faton Peci në google për t’ia parë skandalet”.

Por Peci i tha se “mos hyjë ne personale se t’i publikojë screenshot e më nuk delë kurrë në televizion”.

“Në asnjë version unë nuk dalë keq, gjithë alë mirë”, tha Tahiri.

Më pas, moderatori pyeti Pecin se a ka vepër penale screenshot.

“Lërë që nuk po du me hyjë anej”, tha Peci.

Ky i fundit kishte problem edhe me kandidatin e LDK-së, duke i thënë se “nuk po thotë se PDK-ja e ka keq”.

Më pas Gëzim Plakolli kërkoi më shumë kohë që të flas për shkak se shumica u shpenzua në polemikat mes Arian Tahirit dhe Faton Pecit. /Gazeta Express