string(73) "ariu-sulmon-dekorimin-e-krishtlindjes-ne-oborrin-e-nje-shtepie-ne-florida"

Fun

Gazeta Express

08/12/2023 20:48

Ariu sulmon dekorimin e Krishtlindjes në oborrin e një shtëpie në Florida

Fun

Gazeta Express

08/12/2023 20:48

Një ari i zi në Florida luajti rolin e Grinchit duke sulmuar një dekorim në formë dreri të përmasave reale dhe duke e tërhequr zvarrë nga oborri.

EJ Levin tha se familja e tij po përgatitej për darkë kur gruaja e tij e lajmëroi për spektaklin që po zhvillohej jashtë.

“Unë as nuk e pashë. Vetëm kur gruaja ime më telefonoi dhe më tha: “A e pe se çfarë ndodhi?”, tha Levin për WSVN-TV, transmeton Klan Kosova.

Kamerat e sigurisë së familjes regjistruan momentin teksa ariu afrohej drejt drerit të ndezur me drita.

Kafsha rrëzon dy nga dekorimet e drerit dhe e tërheq njërën jashtë pamjes së kamerës, por Levin tha se më vonë u gjet në fund të rrugës së shtëpisë, me vetëm dëmtime të lehta nga takimi i tij me ariun.

Levin shtoi se vizita e ariut është bërë tashmë një kujtim klasik i Krishtlindjeve për familjen e tij.