Aris Malaj bën hapin e madh: 19-vjeçari me prejardhje nga Rezalla e Skenderajt i bashkohet klubit të Bundesligës, FC Augsburg - Gazeta Express
string(123) "aris-malaj-ben-hapin-e-madh-19-vjecari-me-prejardhje-nga-rezalla-e-skenderajt-i-bashkohet-klubit-te-bundesliges-fc-augsburg"

Futboll

Gazeta Express

16/08/2025 10:49

Aris Malaj bën hapin e madh: 19-vjeçari me prejardhje nga Rezalla e Skenderajt i bashkohet klubit të Bundesligës, FC Augsburg

Futboll

Gazeta Express

16/08/2025 10:49

Futbollisti i talentuar me prejardhje nga Kosova, më saktësisht nga Rezalla e Skenderajt, Aris Malaj, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar te klubi gjerman FC Augsburg, që garon në Bundesligë, raporton Gazeta Express.

Vetëm gjashtë javë pas kalimit nga U19 e SV Sandhausen te SGV Freiberg, mesfushori i ri ka arritur të tërheqë vëmendjen e klubit elitar gjerman, duke konfirmuar kështu potencialin e tij të madh.

“Çfarë historie suksesi!”, shkruan SGV Freiberg në njoftimin zyrtar, duke e cilësuar këtë lëvizje si një kapitull të ri për karrierën e Malajt. Malaj, i cili prej kohësh është në fokus edhe të Kombëtareve të Shqipërisë, shihet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar.

Transferimi i tij në një klub të Bundesligës është një hap i madh jo vetëm për karrierën personale, por edhe për futbollin shqiptar në përgjithësi.

Kjo pasi babai i tij, Agron Malaj, bashkë me djalin, janë të vendosur t’i japin kontribut vendit të tyre, Kosovës ose Shqipërisë. /GazetaExpress