Arilena Ara sonte pritet ta ndezë skenën e 'Metalik Club' - Gazeta Express
string(55) "arilena-ara-sonte-pritet-ta-ndeze-skenen-e-metalik-club"

Arilena Ara sonte pritet ta ndezë skenën e ‘Metalik Club’

Gazeta Express

07/12/2019 19:08

Pas një jave të ngarkuar e me stres, pa dyshim që planifikimi i fundjavës ka rëndësi të veçantë për secilin. Pra jo më kot thonë se muzika dhe vallëzimi janë lirim i mendjes dhe shpirtit, e aq më tepër kur muzika është e mirë, s’ka asnjë çmim.

E nga kjo e shtunë nuk keni se pse lodheni për të menduar, pasi drejtuesit e ‘Metalika Club’ në Gjakovë janë kujdesur që të keni fundjava të pa harruara gjatë muajit me festiv të vitit, dhjetorit.

Lexo Edhe:

Ky cikël i mbrëmjeve muzikore fillon sonte me këngëtaren e njohur Arilena Ara, e cila pritet të ndez skenën bashkë me bendin prej 6 instrumentistësh.

Pra, gjithçka live me plot emocion do të jetë mbrëmja e kësaj të shtuneje.

Arilena me ketë rast ka thënë se po e pret me gëzim të madh këtë koncert.

“Jam shumë e gëzuar që do të jem sot para publikut në Kosovë. Do të jetë një mbrëmje e zjarrtë me muzikë fantastike”

Ndërsa menaxheri i Metalik club, Edi Kastrati, tha se ka interesim të madh nga gjithë Kosova.

“Qysh kur e kemi lansuar programin ka pas një interesim të madh të njerëzve jo vetëm nga Gjakova por të gjitha qytetet e Kosovës, kemi punuar gjatë për këtë cikël mbrëmjesh që do të fillojnë nga sonte. Kemi super artistë që do të interpretojnë në skenën tonë”, tha pos tjerash Kastrati.