Arilena Ara paralajmëron këngën e re me Gjon’s Tears - Gazeta Express
string(51) "arilena-ara-paralajmeron-kengen-e-re-me-gjons-tears"

Arilena Ara paralajmëron këngën e re me Gjon’s Tears

Muzike

Gazeta Express

16/12/2021 23:25

Këngëtarja Arilena Ara ka paralajmëruar që së shpejti do ta lansojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me Gjon’s Tears

“Dance Me” quhet kënga e re e Arilena Arit dhe këngëtarit tepër të talentuar kosovar, Gjon’s Tears.

Lexo Edhe:

Gjon’s Tears ishte njëri prej këngëtarëve më të mirë në Eurovisionin e këtij viti me këngën e tij “Tout l’univers” dhe me vota të jurisë kishte marrë vendin e parë, por që në fund humbi me vota të publikut.

Pas Eurovision ai kishte thënë se në Shqipëri nuk e kishin vlerësuar në një emision për zbulimin e talenteve.

Kurse tani, Arilena ka treguar se së shpejti pritet që të lansohet një këngë me video me kosovarin që jeton në Zvicër.

“ ‘Dance Me’, videoklip x @gjon_s_tears së shpejti”, ka shkruar ajo, derisa ka publikuar një fotografi të tyre.

“Mezi e pres këtë”.

Ditën se kur do të publikohet ajo, këngëtarja nuk e ka treguar. /GazetaExpress/