Talenti i Bayern Munich, futbollisti kosovar Arijon Ibrahimovic, u prit nga tifozët në aeroport e Romës, ndërsa mbërriti për të përfunduar transferimin e tij te Lazio.
Mesfushori kreativ, i cili sapo ka mbushur 19 vjeç një muaj më parë, ka tashmë përvojë në Serie A, pasi ishte në huazim te Frosinone gjatë sezonit 2023-24.
Sonte, kosovari zbarkoi këtë mbrëmje në Aeroportin Fiumicino të Romës, ku u prit nga mediat dhe rreth 50 tifozë të Lazios.
Ciao, Arijon 👋#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/UgbnrDOkdR
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 12, 2025
Ai mori shallin e Biancocelesti-t dhe pozoi për fotografi, përpara se të shoqërohej nga përfaqësuesit e klubit, për t’u çlodhur në prag të kontrolleve mjekësore që do të kryhen nesër në mëngjes.
#Calciomercato | @OfficialSSLazio, Arijon #Ibrahimovic è arrivato a Fiumicino pic.twitter.com/FPySnj1J04
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 12, 2025
Mendohet se bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje për 8 milionë euro, ndërsa Bayern Munich ka të drejtën për një klauzolë riblerjeje të përcaktuar në 20 milionë euro. /GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...