Arifi: Procesi i njohjeve ka mbetur aty ku ka qenë para 4 vitesh - Gazeta Express
string(63) "arifi-procesi-i-njohjeve-ka-mbetur-aty-ku-ka-qene-para-4-vitesh"

Arifi: Procesi i njohjeve ka mbetur aty ku ka qenë para 4 vitesh

Lajme

Gazeta Express

05/09/2024 8:26

Ish-ambasadori dhe njohësi i rrethanave politike, Avni Arifi, duke e komentuar 4 vjetorin e njohjes nga Izraeli, tha se që nga ajo kohë nuk ka pasur njohje të tjera për shtetin e Kosovës.

I ftuar në RTK, Arifi theksoi se nuk është punuar në këtë drejtim.

Lexo Edhe:

“Nuk ka pasur se si të vijnë njohjet, kur MPJD nuk është punuar për njohje të tjera. Kosova nuk ka punuar për njohje qe 4 vite dhe ai proces ka mbetur aty ku ka qenë”, tha Arifi duke shtuar se çështja e njohjeve është totalisht e harruar.

Ai tha se në këtë situatë që jemi është e papranueshme degradimi i marrëdhënieve me aleatët tanë.

“Pra problemi kryesor në Kosovë është degradimi i marrëdhënieve me aleatët. Ne duhet të jemi të sinqertë me vetveten dhe të mos e mashtrojmë opinionin. Nga 117 njohje diku 90 sosh vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneriteti me ta e iniciativat e përbashkëta”, tha Arifi duke shtuar se sipas ambasadës së SHBA-së ka humbur ai entuziazmi i diplomatëve amerikan kudo në botë që të ndihmohet Kosova.

Sipas Arifit Ministria e Punëve të Jashtme në vend se të merrej me çështjet e njohjeve, ajo është marrë me riorganizimin e brendshëm të administratës.

“Ndonëse në ministri e quajnë reformë ka pasur një zhvendosje totale ku ministria është marrë me punë të brendshme, me punë të kuadrove e me largimin e njerëzve, qoftë nga misionet diplomatike qoftë nga postet brenda për brenda ministrisë, zhvendosje të drejtorëve etj, duke e bërë një klimë të keqe në këtë ministri”, tha ai.