Analisti politik, Avni Arifi, tha ndarja e votimit për nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e komuniteteve, duke e cilësuar këtë proces si shkelje të qartë të Kushtetutës së Kosovës.
Arifi theksoi se ky veprim jo vetëm që bie ndesh me parimet demokratike, por ka ngritur shqetësim edhe tek faktorët ndërkombëtarë.
Sipas tij, ndarja e veçantë e votimit për përfaqësuesit e minoriteteve nuk është në përputhje me frymën e ligjeve dhe të Kushtetutës së vendit, ku është paraparë që nënkryetarët të marrin mbështetje nga partia më e madhe.
“Kjo çka ka bërë, edhe sepse nuk po adresohet, ndarja e votimit për nënkryetarët e minoriteteve përveç që paraqet një shkelje të pastër kushtetuese. Paraqet një skandal dhe shumë faktorë ndërkombëtar janë të alarmuar. Nuk është dashtë me nda, nuk është praktikë demokratike që partitë minoritare me votat e veta të bëhen nënkryetarë. Kushtetua jonë, ligjet e Kosovës kur janë hartuar, ideja ka qenë që partia më e madhe i voton ata. Ndarja e votimit për serbet dhe minoritet e tjera, nuk ka ndryshe të adresohet përveç si shkelje e pastër e Kushtetutës” – tha ai mes tjerash. /Dukagjini