Arifi: Hazbi Lika dhe Rafiz Aliti ende janë pjesë e BDI-së - Gazeta Express
string(57) "arifi-hazbi-lika-dhe-rafiz-aliti-ende-jane-pjese-e-bdi-se"

Arifi: Hazbi Lika dhe Rafiz Aliti ende janë pjesë e BDI-së

Gazeta Express

29/05/2020 22:51

Pas aderimit të shokëve të Hazbi Likës në Aleancën për Shqiptarët, (Jetmir Likës dhe Berzah Bejtullahu) ditëve të fundit është lakuar nëpër lajme të ndryshe edhe emri i vetë Hazbiut, megjithatë, nga vetë ky i fundit nuk ka ndonjë prononcim se si do të rreshtohet në këto zgjedhje.

Arifi madje tha se ka mundësi që keqkuptimet që kanë ndodhur më krahun e luftës brenda BDI-së, duke aluduar në Hazbi Likën dhe Rafiz Alitin, mund të përmirësohen përmes një debati brenda partiak.

Lexo Edhe:

Në vazhdim keni deklaratën e plotë të nënkryetares së BDI-së, Tetua Arifi.

“BDI-ja është parti e madhe dhe unë jam bashkë me shokët e mi, duke përfshi edhe Hazbi Likën edhe Rafiz Alitin por edhe shumë të tjerë, do të thotë ne jemi bashkëthemeluesit e subjektit. Normal që ajo është një platformë e hapur dhe unë kam qenë gjithmonë që luftën dhe betejën duhet me e bë brenda subjektit. Dmth me idetë e mia jo gjithmonë janë pajtuar të gjithë mirëpo me një debat intensiv në parti gjithmonë kanë qenë vendime të drejta dhe ato normal se në fund respektohen. Jam shumë e bindur se çdo kush që ka qenë themelues i këtij koncepti është brenda atij koncepti dhe askush nuk është deklaruar që e ka lënë këtë koncept. Gjithashtu jam e bindur se edhe nëse ka gjëra që mund të ketë moskuptime absolutisht ka hapësirë dhe ka mundësi për ta gjetur vendin e përbashkët, përsëri them duke u nisur nga fakti që këta dy miq edhe shokë të mi, që cilët unë i njoh dhe i ndjej të tillë me të vërtetë, mendoj që janë pjesë e pikërisht atij ideali shumë të qartë por edhe atij koncepti politik për të cilin edhe është themeluar kjo parti politike”.

Gazeta Express gjatë kësaj të premte ka informuar se sipas burimeve, Hazbi Lika nuk do të jetë aktiv në këta zgjedhje. Megjithatë, ditë më parë në një intervistë për T7 dhe Gazetën Express, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi tha se Hazbi Lika por edhe Rafiz Aliti vazhdojnë të jenë pjesë e BDI-së përderisa nuk deklarohen ndryshe. /GazetaExpress/BesianLeka/

Teuta Arifi: Hazbi Lika dhe Rafiz Aliti janë ende pjesë e BDI-së

Publiée par Gazeta Express – Maqedoni sur Vendredi 29 mai 2020