Arif Ziberi zbulon këngën “vulë” të “Elita 5”! - Gazeta Express
string(41) "arif-ziberi-zbulon-kengen-vule-te-elita-5"

Arif Ziberi zbulon këngën “vulë” të “Elita 5”!

Gazeta Express

28/09/2020 17:26

Në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN” të ftuar të Luana Vjollcës ishin edhe vokalisti i njohur grupit legjendar “Elita 5”, Arif Ziberi dhe vajza e tij Elita.

Në këtë premierë, Ziberi këndoi disa nga HIT-et e grupit “Elita 5” së bashku me vajzën e tij dhe padyshim që performoi edhe këngën e preferuar të shqiptarëve “Al Kapone”, për të cilën këngëtari i njohur pranoi në intervistën përballë Elitës, se kjo këngë është “vulë” për grupin Elita 5.

Lexo Edhe:

Ndërkohë edhe pse në intervistat e tij të mëparshme ai është shprehur se asnjë këngëtar i momentit nuk i pëlqen, në “Shiko Kush LUAN” kur u pyet se cili është artisti i tij i preferuar, Arifi u përgjigj pa u menduar dy herë me emrin e reperit shumë të dashur për publikun, Mozzik.