Arianit Çollaku nga PDK: Nuk vij me premtime boshe, por me vullnet për punë - Gazeta Express
string(73) "arianit-collaku-nga-pdk-nuk-vij-me-premtime-boshe-por-me-vullnet-per-pune"

Zgjedhjet

Gazeta Express

18/12/2025 21:11

Arianit Çollaku nga PDK: Nuk vij me premtime boshe, por me vullnet për punë

Zgjedhjet

Gazeta Express

18/12/2025 21:11

Arianit Çollaku është kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosovën e presin më shumë sfida, por edhe më shumë mundësi.

Tutje, ka thënë se nuk vjen me premtime boshe, por me vullnet dhe punë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, të dashur bashkëvendës,

Sot jam këtu me përulësi dhe përgjegjësi për t’ju prezantuar kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK#130

Arianit Çollaku#80

Vij nga një familje pune, sakrifice dhe shërbimi. Kam jetuar gjithë jetën time pranë njerëzve të thjeshtë, pranë vlerave të ndershmërisë dhe përkushtimit. Si profesor, si drejtues në arsim, si sportist dhe si njeri i angazhuar në komunitet, jam mësuar të punoj për njerëzit dhe me njerëzit.

Vendin tonë e presin shumë sfida, por edhe shumë mundësi. Kosova ka nevojë për përfaqësues që punojnë me zemër, me ndershmëri dhe me vizion. Ka nevojë për njerëz që nuk largohen nga problemi, por i zgjidhin problemet. Dhe unë jam i gatshëm të jem njëri prej tyre.

Unë vij te ju jo me premtime boshe, por me vullnet për punë, me dëshirë për t’i ngritur fshatrat, qytetet, arsimin, ekonominë dhe jetën e çdo familjeje shqiptare. Ju kërkoj mbështetjen tuaj që zëri juaj të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

Faleminderit për besimin, për mbështetjen dhe për bashkimin në këtë rrugë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne

Advertisement
Advertisement
Advertisement