Ariana Grande sjell klipin e ri, vjen në rolin e presidentes në Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(80) "ariana-grande-sjell-klipin-e-ri-vjen-ne-rolin-e-presidentes-ne-shtepine-e-bardhe"

Ariana Grande sjell klipin e ri, vjen në rolin e presidentes në Shtëpinë e Bardhë

Gazeta Express

24/10/2020 8:32

Ariana Grande filmoi në Shtëpinë e Bardhë, nga Zyra Ovalde deri në kuzhinë për videoklipin e ri, pjesë e albumit të gjashtë të saj.

Ariana Grande mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në një video muzikore të publikuar të enjten me titull “Position” për albumin e gjashtë të saj, shkruan Daily Mail,.

Lexo Edhe:

Ylli i popit 27-vjeçare hapi videon gati tre minutëshe për singling e saj ku shfaqet në kry të një tavoline, duke drejtuar takimin e administratës së Arianës, ndërsa kishte veshur një kapele të bardhë dhe doreza.

Ajo i kishte lëshuar flokët e errëta të dredhura e të rregulluara, teksa dukej si Jackie Kennedy.

Ariana këndoi një këngë dashurie në lidhje me gamën e saj si një dashnore ndërsa ajo brohoriti.

“Djalë, unë jam duke provuar të takoj mamanë tënde të dielën, pastaj bëj shumë dashuri të hënën”, ka shkruar ajo.

Video më pas tregoi Arianën me një korse seksi të bardhë duke gatuar në kuzhinë dhe duke kontrolluar furrën.

Artistja u pa më pas e ulur pas tavolinës së saj të Zyrës Ovale e rrethuar nga ndihmës dhe duke udhëhequr një grup grash në një korridor ku ishin vendosur flamuj të SHBA.

Ariana i kishte këmbët lart në tavolinë para se të binte nata në Shtëpinë e Bardhë dhe veprimi u zhvendos në një dhomë gjumi lart.

Këngëtarja  kishte veshur të brendshme të zeza në një shtrat para se skena të ndryshme e tregonin atë duke kryer detyrat e saj presidenciale zyrtare.

Ariana i dha një gruaje një medalje dhe gatoi edhe disa ushqime në kuzhinë.

Video përfundoi me Arianën duke përshëndetur një palë marinsa amerikanë jashtë Shtëpisë së Bardhë me borë ndërsa shëtiste disa qen.

Ariana Grande po ashtu njoftoi për publikimin e “Position” në YouTube për 204 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe 78 milionë në Twitter.

Albumi i saj i gjashtë është planifikuar të dalë në treg më 30 tetor përmes “Republica Records”.