Arian Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm - Gazeta Express
string(110) "arian-tahiri-viziton-thacin-dhe-veselin-ne-hage-dinjiteti-dhe-besimi-i-tyre-ne-te-verteten-mbetet-i-pathyeshem"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 17:18

Arian Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 17:18

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri njoftoi për një vizitë të tij te ish-kryetarët e partisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai shkroi në Facebook se “hyrja sot në ambientet e paraburgimit në Hagë ishte një moment i rëndë dhe plot emocione”.

“Çdo hap drejt atij takimi të kujton sakrificën dhe historinë që këta burra mbartin. Pata nderin të takoj Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli, dy figura që në momentet më të vështira qëndruan në ballë të rrugëtimit tonë për liri. T’i shohësh sot prapa mureve të burgut, larg familjeve dhe vendit për të cilin sakrifikuan gjithçka, të prek thellë në shpirt”, shkroi ai.

Tahiri tha se Thaçi dhe Veseli mbeten “të pathyeshëm” në dinjitetin dhe besimin e tyre në të vërtetën.

“Megjithatë, edhe në këto rrethana, qëndrimi, dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm. Historia e Kosovës është e lidhur ngushtë me sakrificën e tyre dhe të shumë të tjerëve. Me respekt të veçantë kujtoj edhe Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po ashtu po përballen me këtë padrejtësi larg familjeve dhe atdheut. Kosova nuk harron. E vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë”, shkroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement