Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, u pyet për punët e para që i ka me prioritet nëse e fiton mandatin për udhëheqjen e komunës.
Tahiri në Pressing në T7, tha:
“Transporti publik të funksionalizohet brenda vitit të parë, parkingjet publike t’i realizojmë sa më shpejtë që është e mundur. Çështja e infrastrukturës në Shalën e Bajgorës, të lidhen kontratat dhe infrastruktura aty të shkojë duke u avancuar. Ndriçimi publik e bursat për studentë”, tha Tahiri që do të jenë top prioritetet e tij në fillim të mëndatit.
Poashtu premtoi edhe subvencionimin e qumështit për kultivuesit e tij.
Gjithashtu përmendi edhe investimet në sport.
Video: