Arian Tahiri prezanton projekt për revitalizimin e lumit Ibër në dy brigjet - Gazeta Express
string(75) "arian-tahiri-prezanton-projekt-per-revitalizimin-e-lumit-iber-ne-dy-brigjet"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:16

Arian Tahiri prezanton projekt për revitalizimin e lumit Ibër në dy brigjet

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:16

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, sot ka prezantuar një projekt gjigant për revitalizimin e plotë të lumit Ibër, në dy brigjet e tij. Tahiri ka thënë se Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin.

“Ibri, krenaria e qytetit, do të ketë pamje të re! 💚 Unë do ta revitalizoj tërësisht lumin Ibër, duke e kthyer atë në një hapësirë që lidh dhe pasuron jetën në këtë pjesë të Mitrovicës.

🚴🏻 Shteg për ecje dhe biçikleta, që lidh lagjet mes vete. 🌳 Hapësira gjelbëruese dhe parqe urbane, për rekreacion dhe pushim të familjeve.

Ndriçim modern dhe estetik, që sjell siguri dhe gjallërim të jetës edhe në mbrëmje. Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin.

#PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri, duke e ilustruar postimin e tij edhe renderat e projektit për revitalizimin e Ibrit.