Kandidati i VV-së për Mitrovicën, Faton Peci i është kthyer përsëri çështjes së veriut, duke thënë se pjesa jugore e ka humbur mundësinë e artë që të bashkëpunojë me pjesën veriore pasi, sipas tij, atje ka qenë një kryetar legjitim, sic është Erden Atiq.
Peci thotë se ekzekutivi i Mitrovicës së Jugut nuk ka bashkëpunuar me Veriun, në projektin për impiantin e ujërave të zeza që përfshinë dy pjesët e Mitrovicës.
Kandidati i PDK’së, Arian Tahiri i ndërhyn, duke thënë se nuk është e vërtet dhe se kanë bashkëpunuar dhe e kanë përfshirë edhe Mitrovicën e Veriun.
Pjesë nga debati i tyre në Kanal10:
Peci: Aktualisht ekzekutivi i komunës në Jug e ka pas një mundësi të artë me i adresu shumë tema, sic është psh: Impiantit të ujërave të zeza, që e rrok edhe Veriun edhe Jug.
Tahiri: E kena trajtu e kena shti edhe Mitrovicën e Veriut, dhe nuk ka qenë e përfshirë por na e kemi shti
Peci: Asnjërit nuk i ndërhyra, as ty e as Gëzimit
Tahiri: Por po flet konstatime të pasakta, spo kam qare pa të ndërhy.
Peci: E kanë pas mundësi të arta me bashkëpunu me Veriun për shkak të një kryetari shumë legjitim
Tahiri: Kemi bashkëpunu dhe i kemi ndërtu dy ura, për të cilat jemi shumë krenarë
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...