Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri është parë sot në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, e cila është hapur dhe ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës.
Ai është parë sot duke bashkëbiseduar me banorët e kësaj rruge si dhe duke inspektuar detajet e fundit që janë duke u punuar për rrugën e cila ishte paraparë të ndërtohej që nga vitet e 60-ta.
Gjatë ditës janë vendosur kunjat në këtë rrugë për të siguruar hapësirën në trotuare për këmbësorë.