Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator - Gazeta Express
string(48) "argjentina-ndalon-fluturimet-deri-me-1-shtator-2"

Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator

Gazeta Express

01/07/2020 7:33

Argjentina i ndaloi të gjitha fluturimet komerciale, të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet thanë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm.

Lexo Edhe:

Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil tha se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve.

Grupet e industrisë së aviacionit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të humbin punën.

Agjencia ndërkombëtare e aviacionit, Iata, i dërgoi një letër Qeverisë argjentinase, duke thënë se vendimi shkel marrëveshjet bilaterale dhe se rrezikon më shumë se 300,000 vende pune në Argjentinë.

Argjentina i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine.

Ky vend ka afro 4,000 të infektuar me koronavirus dhe 192 viktima.