Argjentina ka fituar në ndeshjen miqësore ndaj Panamas të zhvilluar pas mesnate me kohën tonë lokale.
Kampionët e botës triumfuan pastër 2:0 në shtëpi, në ndeshjen e parë pasi u kurorëzuan me trofeun e Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.
Almada kaloi vendasit në epërsi në minutën e 78-të të ndeshjes.
Kurse, në minutën e 89-të, Messi shënoi nga gjuajtja e lirë një gol mjaft të bukur.
Ky njëherit ishte goli i tij i 800-të në karrierë me klube dhe kombëtare. /Gazeta Express/